Aktivitete ne grup

Tonifikuese

G.A.G

Stervitje me ushtrime per kembet, vithet dhe abdominalin. Keto ushtrime jane te specifikuara per keto zona dhe jane tonifikuese dhe kryhen me ane te veglave si kaviljere, step, pesha te vogla, etj.

CIRCUIT TRAININGS

Stervitja behet ne formen cirkuite dhe fut te gjitha muskujt e trupit ne pune. Kjo behet me pesha te ndryshme per pjeset e ndryshme te trupit. Stervitja behet me rotacion dhe me kohe te caktuar stervitje kardiovaskulare dhe tonifikuese ne te njejten kohe

BODY PUMP

Stervitja kryhet me intensitet te larte dhe me pesha te ndryshme per cdo pjese te trupit. Ne kete stervitje punojne te gjithe muskujt e trupit. Nga kjo stervitje krijohet force muskulare dhe tonifikimi i gjithe trupit.

Run

Atletika nga parku eshte nje disipline qe sherben per djegjen e kalorive dhe renien e peshes, por e rendesishme eshte se shkaterron semundjet metabolike.

TOTAL BODY WORKOUT (T.B.W)

Stervitje qe ve ne levizje te gjithe muskujt e trupit. Eshte stervitje intensive dhe ritmike e shoqeruar me muzike. Kjo stervitje gjenerale e cila perfshin aspektin kardiovaskular, rezistencen fizike dhe tonifikimin e te gjithe muskulatures se trupit.

FITBOXE

Goditje te ndryshme ne thes me ane te muzikes. Krijohen koreografi me goditjet qe behen ne thes. Eshte discipline tonifikuese per te gjithe grupmuskujt e medhenj te trupit. Eshte shume argetuese por edhe cliron shume ngarkesat negative. Harxhon shume kalori (afersisht 600-700 kcal per nje seance).

ABDOMINAL

Abdominal eshte nje aktivitet qe tek Nobis zhvillohet ne grup. Jane ushtrime qe perfshijne zonen e barkut dhe oblikujve. Ushtrimet kryhen me intensitet te larte dhe me nje minutazh te caktuar. Numri i madh i levizjeve ben te mundur shkrirjen e dhjamit tek kjo zone qe gjithmone eshte problematike dhe ben gjithashtu modelimin e kesaj zone.

SPINNING

Spinning eshte nje forme e te ushtruarit qe organizohet ne grup duke perdorur nje biciklete stacionare me nje volant 30 kg. Spinning fokusohet kryesisht ne tonifikimin e muskujve te gjymtyreve te poshteme te trupin si quadriceps, hamstrings, pulpa, hips dhe lower back. Keto realizohen duke perdorur programe qendrueshmerie, force, intervale, intensitet te larte dhe rikuperim. Koreografike

STEP DANCE

Eshte nje stervitje argetuese me intensitet te larte aerobik dhe koreografik dhe ne te njejten kohe dhe shum funksional. Ndihmon me djegjen e dhjamit si dhe tonifikimin e pjeseve te poshtme te trupit (kembet,gluteus).

STEP TONE

Stervitje dinamike mbi step e cila ndihmon ne konsumin ekalorive, reduktimin e mases dhjamore dhe eficensen ne aparatin e qarkullimit te gjakut si dhe tonifikimin e muskulatures.

ZUMBA

Zumba Fitness eshte nje stil jete global qe ka nderthur fitnesin me kenaqesine dhe kulturen ne nje eksperience fantastike kercimi e fitnesi njeheresh. Klasat qe praktikojne Zumba® jane " fitness-parties " te cilat shkrijne ritmet bashkekohore muzikore me koreografi te thjeshta per tu ndjekur. Qellimi: skalitja totale e cdo muskuli ne trup me nje disipline qe te ben te ndihesh sikur je ne nje feste. Stretching

PILATES

Stervitje me ushtrime precize qe bejne te punoje i gjithe trupi duke e fokusuar cdo levizje mbi frymemarrjen, posturen, perqendrimin dhe ekuilibrin. Duke bere keto seri ushtrimesh krijojme nje rezistence muskulare dhe nje trup sa me tonik.

YOGA

YOGA eshte nje forme ushtrimi e cila perdor levizje te ngadaleta dhe strechting. Eshte e mire per te shtuar fleksibilitetin dhe ekuilibrin. Yoga eshte gjithashtu e pershtatshme per lehtesimin e stresit dhe per tu relaksuar. Ky aktivitet eshte perdorur si nje teknike meditimi per mijera vjet. Nderkohe qe ju kryeni ushtrimet e yoges, ju meditoni mbi ate qe trupi juaj ndjen dhe mundoheni te beheni “nje me universin”.