Salla Fitness

Zona Fitness eshte e ndare ne disa pjese: zona kardio, zona forces, zona stretching dhe sallat e aktiviteteve ne grup. Ne qendren tone punohet me metoden Technogym. Cdo vegel ne kete zone eshte teknologjia e fundit Technogym. Ndekja e klientit ne fitness konsiton si fillim ne kryerjen e testeve te ndryshme ne zonen Fitness. Testet qe behen ne kete zone jane Testi i Cardios dhe Testi i Forces. Ne baze te ketyre testeve behet edhe programi i cili ndertohet ne baze te objektivave te klienteve.

I gjithe ky program i personalizuar hidhet tek celesi qe eshte dhe gje e re per klientin tone sepse aty monitorohet jo vetem prgrami por edhe kalorite qe shpenzon, testet qe ai ben dhe programi tregon ne fund te seances nqs eshte kryer i plote apo jo.

Programi zgjat rreth 3-4 jave pastaj behet ritestimi nga ku klienti shikon rezultatet e muajit te kaluar dhe riperball me rezultatin e ri.

Pjese e programeve te zones Fitness jane dhe aktivitetet ne grup te cilat i ndajme ne tre klasifikime: Tonifikuese, Koreografike dhe Stretching.

Teste Fitness

Teste Cardio

Testi Cardio konsiston ne matjen e VO2 max I cili eshte volume max I O2 qe konsumon organizmi gjate ekzekutimit te performances.
Pse duhet bere ky test? Duke kalkuluar VO2 max masim FC max (Frekuencen Kardiake Maksimale) dhe nepermjet ketyre parametrave eshte e mundur te impostojme nje program sterivtor sa me te duhur dhe efikas per cdo klient.

Testi Forcës

Testi I Forces konsiston ne matjen e max te forces, e cila llogaritet me ane te nje formule. Testi behet ne 3 grupmuskuj te medhenj te sistemit muskulor te organizmit te njeriut. Behet fjale per gjoksin, shpinen dhe kembet. Pasi kemi bere testin e forces ne sistem llogariten automatikisht edhe muskuj te tjere qe ne nuk I kemi testuar. Kjo fale stimulimeve shkencore qe Technogym ka zhvilluar dhe vazhdon te zhvilloje ne laboratoret e ngritur apostafat per keto gjera.
Pse duhet bere ky test? Kjo eshte shume e rendesishme per te bere nje program force sepse ne baze te preferencave te klientit llogariten dhe peshat per secilen pajisje qe do te ushtroje ai. Kjo behet e mundur me ane te sistemit kompjuterik My Wellness te Technogym.

Body Analyzer

Body Analyzer sherben per te matur disa komponente te trupit sic jane: BMI, perqindja dhjamore, masa muskulare, perqindja e ujit ne organizem dhe metabolizmi bazal. Body Analyzer eshte nje test i shkelqyer per te ndjekur dhe analizuar ndryshimet qe ndodhin ne keto komponente dhe qe jane shume te rendesishem per shendetin e cdo individi.
Pse duhet bere ky test? Duke pasur keto te dhena cdo person e ka me te thjeshte per te vendosur objektiva dhe per ti arritur ato. Gjithashtu me ane te ketyre te dhenave mund ti shikojne nese jemi te predispozuar per semundje kardiake ose per tu bere obeze.

Aktivitete ne grup

Tonifikuese

G.A.G

Stervitje me ushtrime per kembet, vithet dhe abdominalin. Keto ushtrime jane te specifikuara per keto zona dhe jane tonifikuese dhe kryhen me ane te veglave si kaviljere, step, pesha te vogla, etj.

CIRCUIT TRAININGS

Stervitja behet ne formen cirkuite dhe fut te gjitha muskujt e trupit ne pune. Kjo behet me pesha te ndryshme per pjeset e ndryshme te trupit. Stervitja behet me rotacion dhe me kohe te caktuar stervitje kardiovaskulare dhe tonifikuese ne te njejten kohe

BODY PUMP

Stervitja kryhet me intensitet te larte dhe me pesha te ndryshme per cdo pjese te trupit. Ne kete stervitje punojne te gjithe muskujt e trupit. Nga kjo stervitje krijohet force muskulare dhe tonifikimi i gjithe trupit.

Run

Atletika nga parku eshte nje disipline qe sherben per djegjen e kalorive dhe renien e peshes, por e rendesishme eshte se shkaterron semundjet metabolike.

TOTAL BODY WORKOUT (T.B.W)

Stervitje qe ve ne levizje te gjithe muskujt e trupit. Eshte stervitje intensive dhe ritmike e shoqeruar me muzike. Kjo stervitje gjenerale e cila perfshin aspektin kardiovaskular, rezistencen fizike dhe tonifikimin e te gjithe muskulatures se trupit.

FITBOXE

Goditje te ndryshme ne thes me ane te muzikes. Krijohen koreografi me goditjet qe behen ne thes. Eshte discipline tonifikuese per te gjithe grupmuskujt e medhenj te trupit. Eshte shume argetuese por edhe cliron shume ngarkesat negative. Harxhon shume kalori (afersisht 600-700 kcal per nje seance).

ABDOMINAL

Abdominal eshte nje aktivitet qe tek Nobis zhvillohet ne grup. Jane ushtrime qe perfshijne zonen e barkut dhe oblikujve. Ushtrimet kryhen me intensitet te larte dhe me nje minutazh te caktuar. Numri i madh i levizjeve ben te mundur shkrirjen e dhjamit tek kjo zone qe gjithmone eshte problematike dhe ben gjithashtu modelimin e kesaj zone.

SPINNING

Spinning eshte nje forme e te ushtruarit qe organizohet ne grup duke perdorur nje biciklete stacionare me nje volant 30 kg. Spinning fokusohet kryesisht ne tonifikimin e muskujve te gjymtyreve te poshteme te trupin si quadriceps, hamstrings, pulpa, hips dhe lower back. Keto realizohen duke perdorur programe qendrueshmerie, force, intervale, intensitet te larte dhe rikuperim.
Koreografike

STEP DANCE

Eshte nje stervitje argetuese me intensitet te larte aerobik dhe koreografik dhe ne te njejten kohe dhe shum funksional. Ndihmon me djegjen e dhjamit si dhe tonifikimin e pjeseve te poshtme te trupit (kembet,gluteus).

STEP TONE

Stervitje dinamike mbi step e cila ndihmon ne konsumin ekalorive, reduktimin e mases dhjamore dhe eficensen ne aparatin e qarkullimit te gjakut si dhe tonifikimin e muskulatures.

ZUMBA

Zumba Fitness eshte nje stil jete global qe ka nderthur fitnesin me kenaqesine dhe kulturen ne nje eksperience fantastike kercimi e fitnesi njeheresh. Klasat qe praktikojne Zumba® jane " fitness-parties " te cilat shkrijne ritmet bashkekohore muzikore me koreografi te thjeshta per tu ndjekur. Qellimi: skalitja totale e cdo muskuli ne trup me nje disipline qe te ben te ndihesh sikur je ne nje feste.
Stretching

PILATES

Stervitje me ushtrime precize qe bejne te punoje i gjithe trupi duke e fokusuar cdo levizje mbi frymemarrjen, posturen, perqendrimin dhe ekuilibrin. Duke bere keto seri ushtrimesh krijojme nje rezistence muskulare dhe nje trup sa me tonik.

YOGA

YOGA eshte nje forme ushtrimi e cila perdor levizje te ngadaleta dhe strechting. Eshte e mire per te shtuar fleksibilitetin dhe ekuilibrin. Yoga eshte gjithashtu e pershtatshme per lehtesimin e stresit dhe per tu relaksuar. Ky aktivitet eshte perdorur si nje teknike meditimi per mijera vjet. Nderkohe qe ju kryeni ushtrimet e yoges, ju meditoni mbi ate qe trupi juaj ndjen dhe mundoheni te beheni “nje me universin”.

Celesi TGS

Celes TGS

Celesi TGS perdoret vetem tek veglat Technogym. Keto vegla pervec vendit qe kane enkas per TGS kane dhe nje monitor nga ku matet harku I levizjes se ushtrimit dhe ne kete menyre muskuli punon gjate gjithe kohes pa nderprerje dhe artikulacionet nuk demtohen nga levizja.


Mbasi behen Testi Cardio, I Forces, dhe Body Analyzer instruktori ne baze te ketyre testeve dhe duke ju referuar dhe objektivit te klientit harton programin e klientit dhe e shkarkon tek celesi TGS.


Celesi TGS mban te dhenat e klientit, programin e personalizuar, kalorite qe shpenzon, menyren e ekzekutimit te ushtrimit, muskujt qe punojne, distancen qe ai pershkon, por mbi te gjitha celesi TGS te njofton ne momentin qe klienti duhet te beje testet te cilat behen 1 here ne muaj. Klienti perballet me testin dhe shikon ecurine qe ka nga muaji ne muaj ne baze te krahasimit te testeve.
Pra pervec instruktorit aktiv qe kemi tek salla Fitness kemi dhe instruktorin pasiv qe ndjek klientin hap mbas hapi.