Pershkimi i mireqenies eshte nje dimension i ri per mireqenien ku nxehtesia, avujt, aromat dhe ngjyrat ndalojne kohen dhe mendimet duke favorizuar nje relax total. Nje oaz shendeti, nje vend ku njerezit takohen per ti dhene vemendje trupit dhe shpirtit te tyre.

Cromoterapia


Gjithmone i jane mbeshtetur ngjyrave te ndryshme me efektet specifike te seciles, si fuqia relaksuese e blu-se, ose efekti stimulues dhe eksitues i se kuqes, ose alegrise dhe gezimit te se verdhes, ne fund ekuilibri i jeshiles, ngjyre qe lidhet me natyren. Ne brendesi te pershkimit gjenden te gjitha keto ngjyra, duke u zhytyr ne nje ambient te plote relaksi.

Aromaterapia


Parfumi arrin direkt ne hemisferen e djathte, pjese e trurit tone te lidhur me emocionet ku dhe fiksohet, duke na dhene ndjesi te forte mireqenieje.

Sauna Finlandeze


Riti i saunes, fale vetive te shendetshme, stimulon riekuilibrimin e kushteve psiko fizike, duke rregulluar te gjitha proceset fiziologjike. Praktika e rregullt e saunes i lejon organizmit te rigjenerohet dhe tonifikohet; parandalon gripe te stines; permireson qarkullimin e gjakut, normalizon presionin arterioz, qeteson, dizintoksikon, dhe favorizon pastrimin e organizmit dhe lekures, ul ankthin dhe shkarkon tensionin nervor. Nxit nje aksion intensiv masazhi kardio vaskular.

Hidromasazhi - Jacuzzi


Tre jane elementet qe nderhyjne: nxehtesia, mungesa e forces se gravitetit dhe masazhi. Aksioni i tyre i kombinuar i jep vend nje ndjesie relaksi dhe mireqenie psiko fizike. Zhytja ne uje te ngrohte rrit temperaturen e trupit dhe bymeh enet e gjakut duke favorizuar qarkullimin. Dhe jo vetem, por, ne uje pesha e trupit zbret gati 90% duke hequr presionin ne artikulacione dhe ne muskuj. Aksioni masazhues kryhet nga burimet e ujit te ngrohte dhe ajrit qe qetesojne muskujt e tendosur dhe stimulojne leshimin e endorfines, qe prodhohen natyralisht nga trupi yne.

Banjo Turke


Banjo me avull, per efektet e saj tonifikuese dhe relaksuese eshte nje nga terapite me te mira per te luftuar tensionet dhe stresin ditor, duke permiresuar aspektin fizik dhe favorizuar eficencen e organizmit. Mbi te gjitha eshte nje aksion ne ngarkim te sistemit kardio-frymemarrje. Bymehja e poreve qe provokohet nga nxehtesia lehteson kalimin e avullit dhe ben te mundur qe epiderma te fitoje shkelqim, elasticitet dhe butesi, duke riekuilibruar PH(pehashin), hidratimin dhe pastrimin e lekures.

Dushi i Akullit


Nje shi i vertete akulli per te stimuluar qarkullimin dhe per tu tonifikuar pas nxehtesise se saunes.

Relaksi i Kripes


Grimzat e kripes se nebulizuar ne te thate ne dhomen e kripes jane te dimensioneve ideale per te arritur te gjitha seksionet e rrugeve te frymemarrjes.

Pershkimi Kneipp


Kur vijme ne palester per te kryer stervitje, nuk fillojme menjehere te vrapojme ne tapet, por ecim perpara qe te nxehemi: pershkimi i Kneipp ka kete karakteristike, perpara se te fillojme qarkullimin tone brenda SPA-se, ecim brenda ketyre vaskave qe mbajne uje te ngrohte te alternuar ne te ftohte dhe qe zgjojne qarkullimin e gjakut, duke na pergatitur per te perballuar te gjitha llojet e tjera te banjove.