Teste Fitness

Teste Cardio

Testi Cardio konsiston ne matjen e VO2 max I cili eshte volume max I O2 qe konsumon organizmi gjate ekzekutimit te performances. Pse duhet bere ky test? Duke kalkuluar VO2 max masim FC max (Frekuencen Kardiake Maksimale) dhe nepermjet ketyre parametrave eshte e mundur te impostojme nje program sterivtor sa me te duhur dhe efikas per cdo klient.

Testi Forc√ęs

Testi I Forces konsiston ne matjen e max te forces, e cila llogaritet me ane te nje formule. Testi behet ne 3 grupmuskuj te medhenj te sistemit muskulor te organizmit te njeriut. Behet fjale per gjoksin, shpinen dhe kembet. Pasi kemi bere testin e forces ne sistem llogariten automatikisht edhe muskuj te tjere qe ne nuk I kemi testuar. Kjo fale stimulimeve shkencore qe Technogym ka zhvilluar dhe vazhdon te zhvilloje ne laboratoret e ngritur apostafat per keto gjera. Pse duhet bere ky test? Kjo eshte shume e rendesishme per te bere nje program force sepse ne baze te preferencave te klientit llogariten dhe peshat per secilen pajisje qe do te ushtroje ai. Kjo behet e mundur me ane te sistemit kompjuterik My Wellness te Technogym.

Body Analyzer

Body Analyzer sherben per te matur disa komponente te trupit sic jane: BMI, perqindja dhjamore, masa muskulare, perqindja e ujit ne organizem dhe metabolizmi bazal. Body Analyzer eshte nje test i shkelqyer per te ndjekur dhe analizuar ndryshimet qe ndodhin ne keto komponente dhe qe jane shume te rendesishem per shendetin e cdo individi. Pse duhet bere ky test? Duke pasur keto te dhena cdo person e ka me te thjeshte per te vendosur objektiva dhe per ti arritur ato. Gjithashtu me ane te ketyre te dhenave mund ti shikojne nese jemi te predispozuar per semundje kardiake ose per tu bere obeze.